Chelsea pranë transferimit të dytë këtë afat të Janarit

Chelsea raportohet se është afër të bëjë goditjen e dytë këtë afat, pas transferimit të Ross Barkley-t për shumën e 15 milionë funteve.

Chelsea ka hapur bisedimet me West Ham për një transferim të mundshëm të Andy Carroll tek klubi blu, sipas raporteve të fundit.

Antonio Conte ka humbur besimin tek Michy Batshuayi dhe është i etur për një zëvendësim të tij.

Sky Sports sugjeron se kampionët e Premier League kanë bërë kontakte me West Ham për një marrëveshje permanente për sulmuesin 29-vjeçar, Andy Carroll.

Megjithatë, Çekanët hezitojnë ta lënë Carroll të bashkohen tek rivalët e tyre në Londër dhe do të kërkojnë që Batshuayi të përfshihet në ndonjë marrëveshje. Sevilla gjithashtu kanë shprehur interesim të madh në Batshuayi dhe thuhet se janë ‘të sigurt’ që një marrëveshje mund ta kompletojnë së shpejti.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*