Phil Jones flet për Alexis Sanchez

Phil Jones, i cili është tek United që nga viti 2011, ka theksuar se Alexis Sanchez është një ‘lojtar i mirë’,  kur u pyet në lidhje me spekulimet rreth Sanchez.

“Nëse dikush i ri vjen tek ne atëherë padyshim është një lëvizje pozitive për United, por nuk është në dorën tonë, ne thjesht bëjmë biznes në fushë.

‘Po, ai është një lojtar i mirë. Por kjo nuk do të thotë të thotë se do të vijë në United. Ne do të shohim.

Phil Jones gjithashtu u pyet për gjasat e United rreth titullit.

‘Futbolli është futboll, kurrë mos thoni kurrë,’ tha Jones, kur u pyetën nëse United mund ta zë Man.City-n në luftë për titullin.

“Mbaj mend në sezonin tim të parë që kemi qenë tetë pikë përpara në vend të parë, dhe e kemi humbur atë në ditën e fundit. Futbolli është futboll. Njerëzit mund të thonë atë që duan, por ne do të vazhdojmë të jemi pozitivë dhe të ecim përpara. Kjo ndodhi në 2012 për ne, kështu që pse jo?’, përfundoi Jones.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*