Si mund të duket formacioni i Manchester United me Alexis Sanchez…!

Kiliani mund të jetë gati të përfundojë një lëvizje mahnitëse në Old Trafford, por ku do ta përdorë Jose Mourinho në formacionin e tij?

Manchester United është në prag të nënshkrimit të Alexis Sanchez pasi Manchester City u tërhoq në ndjekjen e tyre për yllin e Arsenal.

Por si do të ishte formacioni nga Jose Mourinho me 29-vjeçarin në krahun e tij dhe të cilët lojtarë duhet të lihen mënjanë që Alexis të figurojë në 11-she?

Goal ka shfaqur disa formacione të ndryshme se si United do të dukej me Alexis Sanchez në të;

Përfshirja e Sanchez nga e djathta do të komplikonte gjërat për Juan Mata, i cili e ka bërë vendin e tij të djathtë në këtë sezon, duke e bërë 14 herë prej 15 ndeshjeve në Premier League.

Mourinho mund të vendosë  që ai të paraqitet në të majtë, ku Sanchez aty e jep më të mirën, por kjo do të linte Anthony Martial dhe Marcus Rashford përballur me mundësinë për një rol të ri. Martial në veçanti ka qenë në formë fantastike nga e majta për pjesën më të madhe të këtij sezoni, ndërsa forma më e mirë e Rashford-it gjithashtu ka dalë nga ai krah.

Sanchez gjithashtu mund të përdoret në rolin e numrit 10, është pzoita ku po luan Jesse Lingard, i cili po kalon formë fantastike në atë pozicion.

Duke pasur parasysh investimin e bërë në Lukaku gjatë verës dhe besimin e vendosur në Belgun që nga ardhja e tij, nuk ka shumë gjasa që menaxheri të zgjedh Sanchezin si një 9-sh të rremë. Por përdorimi i ish-drejtuesit të Barcelonës vetëm nga sulmuesi kryesor do t’i jepte atij mundësinë për të kandiduar në qendrën e pasme me potencialin e të njëjtit sukses që ai kishte sezonin e kaluar me Arsenalin.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*