Witsel kthehet në Europë, dy klube nga Anglia pas tij

Axel Witsel e ka arritur qëllimin e tij në kampionatin kinez.

Mesfushori belg iu bashkua skuadrës Tianjin Quanjin dy vite më parë nge Zenit St Petersburg.

Dy vite në Kinë dhe 32 milionë euro në llogari. Jo keq për një 29-vjeçar që kishte pagë vjetore prej 16 milionë eurove tek Tianjin.

Tani Witsel ka vendosur të rikthehet të luajë në Evropë, sigurisht për një pagë shumë fish më të ulët.

Interesim për lojtarin ka shfaqur gjiganti gjerman Borussia Dortmund që po këmbëngul për transferimin e tij.

Por jo vetëm verdhezinjtë, pasi Witsel është edhe objektiv i kampionëve aktual të Francës, Paris Saint Germain.

Ish-anëtari i Zenitit, Benficës e Standartit mund të luaj edhe në kampionatin anglez.

Burnley dhe Everton janë dy skuadrat që gjithashtu po interesohen për transferimin e tij.

Kontrata aktuale e Witsel me Tianjinin skadon në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Milan e dëshiron me çdo kusht yllin e Man United

Milan është duke konsideruar një transferim për mbrojtësin e Manchester United Eric Bailly në merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë humbur Mattia Caldara për shkak të një tërheqjeje muskulore, dhe ai nuk do të rikthehet deri në shkurt. Por Bailly nuk është lojtari i vetëm që po konsiderohet nga drejtuesit e Milan, pasi ata janë interesuar […]

Barcelona hedh sytë në Premier League për të pëforcuar prapavijën

FC Barcelona aktualisht ndodhet në një situatë të vështirë në mbrojtje dhe ka vendosur të reagojë. Samuel Umtiti do të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë për shkak të problemeve në gju, po ashtu edhe Thomas Vermaelen. Kështu që sipas Mundo Deportivo, klubi ka formuluar një listë të përbërë nga 15 emra qendërmbrojtësish. […]