Befason Gurdiola: Këto janë pesë ekipet në garë për titull

Guardiola: Pesë ekipe janë në garë për titullin e Ligës Premier

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se janë pesë skuadra në garë për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Manchester City është duke e udhëhequr momentalisht kampionatin anglez me 23 pikë nga nëntë ndeshje, po aq sa ka Liverpooli në vendin e dytë.

Megjithatë, diferenca me tri vendet poshtë dy liderëve është shumë e vogël, vetëm dy pikë.

Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami ndajnë pozitat tre, katër dhe pesë me nga 21 pikë nga nëntë ndeshjet e para.

Kjo diferencë e ngushtë pikësh ka bërë që Guardiola ta sheh një garë të fortë për titull këtë sezon në Ligën Premier.

Në përgatitje për udhëtimin e Cityt të hënën në Tottenham, Guardiola ka thënë se janë pesë ekipe në garë për titull.

“Nuk kam asnjë dyshim rreth kësaj [garës për titull]”.

“Ne jemi vetëm dy pikë diferencë me vendin e tretë, katërt dhe pestë. Ata janë shumë të fortë të gjithë”, ka thënë Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Mbrojtja e top klubit anglez më e mira në top pesë ligat europiane

Mbrojtja e Man Cityt më e mira në top pesë ligat evropiane Sulmi të fiton ndeshjen, por mbrojtja të fiton kampionatin. Deri më tani në është mbrojtja e Manchester Cityt më e mira në top pesë ligat evropiane. Skuadra e Pep Guardiolas në Ligën Premier ka pranuar vetëm katër gola në 11 xhirot e para. […]

Befason Guardiola për yllin e tij: Nuk keni parë asgjë akoma

Pep Guardiola paralajmëron rivalët se nuk kanë parë akoma asgjë nga ajo që Raheem Sterling është në gjëndje të servirë, pasi sulmuesi anësor inspiroi fitoren e thellë të Manchester City me rezultatin 6-1 ndaj Southampton, për të rikthyer “Qytetarët” në krye të klasifikimit të Premier League. Sterling shënoi dygolësh, për të arritur në koutën personale […]