Tottenham vendos rekord historik, lidh kontratën më të gjatë në futboll me gjigantin ndërkombëtar

Ndërtimi i stadiumit të Tottenham po merr përmasat e një telenovele. Një impiant që duhej të kishte përfunduar dhe dorëzuar për fillimin e këtij sezoni, regjistron një vonesë të ekzagjeruar të punimeve. Madje duket se gjithçka mund të zvarritet të paktën deri vitin e ardhshëm. Me kundërshtinë evidente të tifozerisë tifozerisë së Spurs-ave, ende të detyruar të qëndrojnë larg shtëpisë, të hidhëruar edhe nga imobiliteti në merkato, i detyruar ky i fundit pikërisht nga investimi marramendës për ngritjen e infrastrukturës që po del jashtë kontrolli për nga afati dhe çmimi.

Mendime dhe fjalë të presidentit të Tottenham, Daniel Levy, që zbulon disa detaje mbi të ardhmen e afërt ekonomike të klubit, që pritet të mbërrijë me interesa nga ndërtimi i stadiumit të ri “White Hart Lane”. Fillimisht është ‘Nike’ që ka nënshkruar një kontratë prej 30 milionë sterlina në vit për 15 vitet e ardhshme. Tottenham do të konkretizonte kështu një prej marrëveshjeve më afatgjata të historisë mes një klubi futbolli dhe kompanisë ndërkombëtare. Por jo vetëm. Numri një i Tottenham nuk ka mbyllur vetëm marrëveshjen me Nike. Në shtëpinë e re të Tottenham janë edhe shumë sponsor të tjerë të gatshëm të zbresin në fushë. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për marka ndërkombëtare si Audi, IWC Schaffhausen, HPE dhe EA Sports.

Kështu, presidenti ka shpenzuar fjalë elozhesh për skuadrën që nuk ka shfaqur vuajtje nga kjo situatë aspak komode. Tottenham është në një linjë me objektivat e fillimit të sezonit dhe përveç ndonjë zhgënjimi të vogël në Champions, klasifikimi është mbreslënës. Dhe Levy e di mirë kë duhet të falenderojë: “Pozicioni ynë në Premier League dëshmon profesionalizmin e Mauricio Pochettino dhe futbollistëve. Nuk kanë përdorur kurrë asnjë justifikim, por janë përqendruar te ndeshjet dhe na bënë krenar. Duhet të falenderoj edhe kolegët tanë të Premier League dhe FA që na kanë mirëpritur gjatë kësaj kohe në Wembley. Po përjetojmë momente sfilitëse dhe ndonëse ka një vonesë prej disa muajsh, ky është një stadium që do të jetojë për shekullin e ardhshëm. Ajo që po përjetojmë tani do të harrohet kur të kthehemi në shtëpinë tonë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*