Çudit Guardiola: “Dëmtimi i De Bruyne është bekim për Manchester Cityn

Pep Guardiola insiston se Manchester City mund t’ja dalë mbanë shumë mirë edhe pa yllin e “Qytetarëve” Kevin De Bruyne, pasi mesfushori belg rrezikon të qëndrojë jashtë fushës deri në gjashtë javë. De Bruyne, i cili sapo ishte rikthyer nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për plot dy muaj e gjsymë, rrezikon një tjetër ndalesë të gjatë, pasi vuajti një dëmtim në gju. Belgu dëmtoi ligamentet e gjurit në përplasjen me futbollistin e Fulham, Timothy Fosu-Mensah, në fitoren e Manchester City 2-0 e vlefshme për EFL Cup, e luajtur të enjten. Një dëmtim që përjashton çdo mundësi që ylli i Manchester City të jetë i gatshëm për derbin ndaj Manchester United, në program për javën e ardhshme në “Etihad Stadium”.

Në kushtet e mungesës së belgut, trajneri i City, Pep Guardiola pranoi se “Qytetarët” janë më të fortë me De Bruyne, por theksoi gjithashtu se fakti që skuadra ka mundur të qëndrojë në krye të klasifikimit për këtë sezon, pavarësisht mungesës së gjatë të mesfushorit, dëshmon se ata mund t’ja dalin mbanë suksesshëm edhe në ndeshjet e ardhshme ku do të belgu do të mungojë sërish.

“Ne jemi një ekip më i fortë me Kevin, se sa pa atë, por duhet të jetëjmë pa atë dhe duhet të jemi aty kur ai të rikthehet. Vetëm kaq mund të bëjmë. U dëshpërova shumë kur ai u dëmtua, por nuk e pashë pas ndeshjes. Doktori më tha se ai ishte i mërzitur, sot ishte më pak i mërzitur, ndërsa ditën tjetër do të jetë sërish i fortë. Ai do të shpenzojë kohë me djalin e tij të përsa lindur dhe familjen. Shpresojmë që pas pushimit për shkak të aktivitetit të kombëtareve, ai do të mungojë edhe për dy ose tre ndeshje, dhe mund të rikthehet. Shpresojmë që deri atëherë ne do të ndodhemi në fazën e eliminimeve direkt në Champions League, e gjithashtu në krye të klasifikimit në Premier League. Kjo gjë do të na ndikojë pozitivisht në fund fare, sepse ai do të jetë i freskët në mendjedhe në trup, për të na ndihmuar të arrijmë objektivat”, deklaroi trajneri Guardiola, ekipi i të cilit do të presë të shtunën Southampton.”

Raporton: Telesport.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*