”E pranoj, kam vënë bast kundër ekipit tim”

Që prej korrikut Unai Emery është trajneri i Arsenal. Tani ka dalë libri i tij biografik “Unai Emery, El Maestro” që flet për sukseset e spanjollit me FC Sevilla dhe Paris Saint-Germain.

Gjithashtu libri tregon kuriozitete kur ai luante vetë futboll. Si lojtar, Emery nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Ai ka luajtur në vendlindjen e tij, në kategorinë e dytë dhe të tretë.

Nga viti 1996 deri më 2000, ai është aktivizuar për CD Toledo. Dhe vetëbesimi i tij nuk ka qenë edhe aq i madh.

“Atëherë, unë vendosja baste rregullisht bashkë me dy shokët e mi. Ata të dy luanin te Elche. Kur luanim kundër njëri-tjetrit, unë kam vendosur bast se do të fitonin ata.

“Ata ishin favoritë, për mua kjo ishte logjike. Kur kam marrë biletën, kasierja më ka parë çuditshëm.

“Ajo ishte tifoze e Toledo dhe nuk mund ta besonte që unë e parashikoja ashtu ndeshjen. ‘Si mund të vendosësh bast kundër vetes tënde?’ Nga ajo kam marrë një leksion të mirë.”

Raporton: Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

E kërkon gjysma e Europës, Arsenal e lejon të largohet me kosto zero

Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenal me parametra zero në fund të sezonit pasi klubi i ka komunikuar se nuk do t’i rinovojë kontratën. Ramsey ishte në pritje të përgjigjes së klubit, dhe tani ka ardhur, me drejtuesit që i kanë thënë se nuk do t’ia rinovojnë kontratën për arsye financiare. Arsenal nuk mendon […]

Arsenali është i qartë, përgjigjie për Fabregas dhe Malcom

Mediat katalanase shkruajtën dje se Cesc Fàbregas e ha hapur derën përsëri tek Arsenali, nëse ai nuk qëndron te Chelsea. Sot ka ardhur përgjigjia nga “Emirates”, që e mbyll këtë derë: “Ne nuk e kemi konsideruar fare kthimin e Cesc”. Dhe sa i përket Malcolm, e vetmja gjë që “Topçinjtë” pranojnë është se ata ishin […]