Koscielny paralajmron Liverpool: Ai është i pandalshëm

Sipas mbrojtësit Laurent Koscienly, mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil, po kalon formën më të mirë në karrierën e tij. Ozil ka shënuar tre gola në pesë ndeshjet e fundit në Premier League, me paraqitjen më të mirë që ka ardhur në fitoren 3-1 kundër Leicester City.

Arsenal do të presë Liverpool-in këtë të shtunë dhe Koscienly, i cili është i dëmtuar, ka paralajmëruar “Të kuqtë” se Ozil nuk mund të ndalet.
“Mesut i meritoi të gjitha lavdërimet që mori pas paraqitjes që bëri kundër ‘Dhelprave’”, tha francezi.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm. Goli i tij na çoi në avantazh para pushimit dhe pasimi i tij për Hector në golin e dytë është më i miri që kam parë.
Kur Mesut është në formë, ai është i pandalshëm dhe skuadra fiton. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme”.

“Për momentin nuk ka shumë lojtarë si ai në botë, të aftë për të bërë atë pasim që ai bëri tek Hector, duke nxjerrë jashtë loje katër lojtarë me një lëvizje. Paraqitja e tij kundër Leicester do të mbetet për një kohë të gjatë në mendjen e njerëzve”.

Arsenal nuk humbet prej 13 ndeshjesh dhe mban vendin e katërt në Premier League.

Raporton: Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull, nuk u intereson si… individë!

22 qershor 2018… Jemi në stadiumin modern të Kaliningradit. Ka hyrë minuta e 90-të e ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për grup… Një pasim i ardhur nga mesfusha nga Gavranovic bën që djaloshi i lindur në Gjilan, kur Kosova ende përkundte ëndrrat dhe dëshirën për t’u shpallur e Pavarur, të vrapojë drejt portës kundërshtare, duke mos […]

Klopp shpjegon në detaje pse e la Shaqirin jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas në Beograd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vendosi që Xherdan Shaqiri mos të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Beograd ndaj Crvena Zvezdas në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Tekniku gjerman duke e ditur të kaluarën mes Kosovës dhe Serbisë dhe festimin e yllit nga Kosova në golin e tij me […]