Liverpool mund ta sakrifikojë Xherdan Shaqirin për këtë futbollist

Liverpool mund ta sakrifikoj Xherdan Shaqirin për Iker Muniainin

Interesimi i Liverpoolit në Iker Muniain ka hapur derën për Xherdan Shaqirin që të largohet nga klubi.

Sulmuesi spanjoll thuhet se ka qenë objekt i një oferte nga The Reds për të kaluar në The Anfield Road kur kontrata e tij përfundon në fund të sezonit me Athletic Bilbaon.

Kryesisht lojtar i krahut të majtë, por i aftë të luajë kudo dhe gjithashtu si mesfushor sulmues, Muniain do të forcojë më tej sulmin tashmë të shkëlqyer të Jurgen Kloppit, i cili u përmirësua në fillim të këtij viti me ardhjen gjatë verës nga Stoke City, Shaqiri.

Reprezentuesi zviceran iu bashkua Mohamed Salahut, Roberto Firminos dhe Sadio Manes radhëve të sulmuesve të Liverpoolit, pas kthimit të pabesueshëm të treshes me 57 gola në sezonin e kaluar në Ligën Premier.

Shaqiri ka luajtur deri më tani katër ndeshje që kur i është bashkuar anglezëve, por në qoftë se arrihet një marrëveshje me Muniainin, ka të ngjarë që 27-vjeçari shqiptar do të largohet nga anglezët.

Talksport raporton sot se trajneri gjerman mund të sakrifikojë Shaqirin për të garantuar nënshkrimin e Muniainit, për të cilin kanë shfaqur interesim edhe Bayern Munich dhe Interi.

Ndërkaq, Athletic shpreson të zgjasë kontratën e spanjollit pas përfundimit të këtij sezoni, edhe pse 25-vjeçari mund të tundohet nga oferta e Liverpoolit.

Raporton: Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull, nuk u intereson si… individë!

22 qershor 2018… Jemi në stadiumin modern të Kaliningradit. Ka hyrë minuta e 90-të e ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për grup… Një pasim i ardhur nga mesfusha nga Gavranovic bën që djaloshi i lindur në Gjilan, kur Kosova ende përkundte ëndrrat dhe dëshirën për t’u shpallur e Pavarur, të vrapojë drejt portës kundërshtare, duke mos […]

Klopp shpjegon në detaje pse e la Shaqirin jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas në Beograd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vendosi që Xherdan Shaqiri mos të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Beograd ndaj Crvena Zvezdas në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Tekniku gjerman duke e ditur të kaluarën mes Kosovës dhe Serbisë dhe festimin e yllit nga Kosova në golin e tij me […]