Pogba kërkon paqen, mesazh dashurie United para sfidës me Juven

Duket se ditët e luftës së ftohtë mes Paul Pogba, Manchester United e trajnerit Jose Mourinho po përfundojnë dhe paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit kanë rikthyer qetësinë në “Old Trafford”. United mundi 2-1 me përmbysje Bournemouth të shtunën në Premier League dhe përgatitet për ndeshjen e radhës në Champions League ndaj Juventusit. Për Pogba kjo sfidë është e veçantë, pasi rikthehet për herë të parë në Torinto si rival i bardhezinjve, skuadër me të cilën fitoi gjithçka në Serinë A.

Kampioni i botës duket se për momentin nuk po mendon për një rikthim te Juventusi, siç është përfolur muajt e fundit. Madje përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori francez ka treguar pamjen e tij të re, ku shfaqet një zemër në “look” e ri të flokëve. “Më thyej zemrën dhe unë do të të dua përsëri”, shkruan Pogba, duke ia adresuar këtë zemër skuadrës së Manchester United. Një mesazh dashurie, që lë të nënkuptosh se marrëdhënia mes lojtarit dhe klubi është rikthyer si dikur.

Raporton: Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

United zgjedh problemin e mbrojtjes, në janar transferon yllin e Juventus

Unitedi e do Benatian në janar Manchester Unitedi ka etiketuar mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia si përforcimin e mundshëm të tyre. Djajtë e Kuq nuk e kanë nisur mirë sezonin e tyre në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Një nga arsyet më të mëdha për fillimin e tmerrshëm të Manchester Unitedit në këtë sezon […]

Ylli i United: Kur humbasim, fshihemi pas Mourinhos

Fitorja e së shtunës ndaj Bournemouth ka shërbyer për të hequr gjendjen e ankthit në “Old Trafford”. Në 11 ndeshje të luajtura në Premier League, Manchester United renditet në vendin e 7 me 20 pikë në total, 9 pikë larg nga vendi i parë. Jose Mourinho ka qenë në qendër të kritikëve, por mesfushori Nemanja […]