Hazard te Real Madrid, vëllai bën zbulimin: “Ja kur do të largohet nga Chelsea”

Ylli i Chelseas, Eden Hazard nuk do të largohet nga “Stamford Bridge” në drejtim të Real Madrid, të paktën nuk do ta bëjë këtë sezon gjatë merkatos së janarit. Lajmi është njoftuar nga vëllai i futbollistit të Bluve të Londrës, Thorgan Hazard. Numri 10 i Chelseas përfol në lidhje me një transferim të mundshëm te Real Madrid që gjatë merkatos së verës, gjithsesi Blutë refuzuan shitjen e futbollistit të përfaqësueses së Belgjikës. Vetë Hazard deklaroi publikisht admirimin e tij për gjigantin spanjoll, duke sinjalizuar Realin. Nga ana tjetër, trajneri Maurizio Sarri arriti të bindë belgun të qëndrojë te Chelsea të paktën deri në janar, me Hazard që ka lënë mbresa nën drejtimin e teknikut italian Bluve.

Tashmë, vëllai i Hazard, Thorgan, që u largua nga “Stamford Bridge” për te Borussia Monchengladbach në 2015, deklaroi se ylli i Chelseas nuk do të bashkohet me Real Madrid në merkaton e janarit. “Eden mori vendimin e duhur duke qëndruar te Chelsea. Blutë nuk ishin të gatshëm ta shisnin dhe ai pati një fillim fantastik të sezonit. Real Madrid ndodhet në një moment shumë kompleks. Ata shkarkuan trajnerin, ndërkohë që janë larguar futbollsitë kryesorë. Ata duhet të rindërtohen. Unë mendoj se Eden do të shohë se çfarë ndodh deri në fund të sezonit. E njoh mirë atë. Nuk po mendon të transferohet në këtë moment. Ai do të japë gjithçka për Chelsean, ai nuk kërkon kurrsesi një përplasje me klubin e tij aktual. Nëse do të largohet ndonjëherë, ai do ta bëjë atë në mënyrë korrekte”, deklaroi Thorgan për gazetën belge HLN.

Raporton: Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Morata: Në futboll, koka është gjëja më e rëndësishme

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, thotë se ka përdorur shumë justifikime gjatë një periudhe të keqe në jetën e tij, sezonin e kaluar, por tani është shumë i lumtur me situatën që po kalon. Pasi u transferua për 55 milionë paund nga Real Madridi në “Stamford Bridge”, Morata e filloi me forcë, por vuajti në […]

Sarri: “Vështirë të rikuperojmë 30 pikë diferencë me këtë klub

Chelsea, Sarri: “Vështirë të rikuperojmë 30 pikë diferencë me Man. City…” Maurizio Sarri thotë se Alvaro Morata duhet të kapërcejë mentalitetin e tij delikat, nëse sulmuesi i Chelseas synon të qëndrojë në garën e golashënuesve përkrah Harry Kane dhe Sergio Aguero. Morata shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Chelseas ndaj Crystal Palace, por ai […]