“Liverpoolit t’i bëjë më shumë presion Man Cityt, pasi kanë shans për të fituar titullin” flet legjenda

Rush: Liverpooli t’i bëjë më shumë presion Man Cityt, pasi kanë shans për të fituar titullin
Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush i ka thënë ish-skuadrës së tij t’i bëjë më shumë presion Manchester Cityt pasi kanë një shans për të fituar titullin në Ligën Premier.

Rush shpreson se fokusi i Cityt në Ligën e Kampioneve të rrit gjasat e Reds për të fituar titullin në Angli.

Por, Rush beson se është thelbësore që Liverpooli të mbajë presion mbi Cityn derisa të vazhdojnë fazat e fundit të turneut elitë të Evropës.

“Në sezonin e kaluar, City nuk u vu nën asnjë presion të vërtetë në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Rush për Daily Mail.

“Këtë sezon, Liverpooli dhe të tjera skuadra në krye të tabelës do të duan të qëndrojnë me ta në garë, pasi të gjitha kanë një shans”.

“Është e rëndësishme që City të mbetet nën presion dhe të shohë se si reagojnë ata”.

“Liverpooli është i aftë për një fund në dy pozitat e këtë sezon, që janë pozita realiste”, përfundoi legjenda e Liverpoolit.

Ndryshe, Liverpooli dhe City ndajnë dy pozitat e parë në kampionatin anglez dhe janë pa humbje në 11 ndeshjet e para.

Raporton: Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull, nuk u intereson si… individë!

22 qershor 2018… Jemi në stadiumin modern të Kaliningradit. Ka hyrë minuta e 90-të e ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për grup… Një pasim i ardhur nga mesfusha nga Gavranovic bën që djaloshi i lindur në Gjilan, kur Kosova ende përkundte ëndrrat dhe dëshirën për t’u shpallur e Pavarur, të vrapojë drejt portës kundërshtare, duke mos […]

Klopp shpjegon në detaje pse e la Shaqirin jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas në Beograd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vendosi që Xherdan Shaqiri mos të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Beograd ndaj Crvena Zvezdas në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Tekniku gjerman duke e ditur të kaluarën mes Kosovës dhe Serbisë dhe festimin e yllit nga Kosova në golin e tij me […]