Barcelona hedh sytë në Premier League për të pëforcuar prapavijën

FC Barcelona aktualisht ndodhet në një situatë të vështirë në mbrojtje dhe ka vendosur të reagojë.

Samuel Umtiti do të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë për shkak të problemeve në gju, po ashtu edhe Thomas Vermaelen.

Kështu që sipas Mundo Deportivo, klubi ka formuluar një listë të përbërë nga 15 emra qendërmbrojtësish.

Shumica prej tyre thuhet të jetë nga kampionati anglez, dhe klubi katalanas do të mundohet të transferojë njërin prej tyre që në janar.

Sipas shtypit spanjoll, objektivat kryesorë janë Laurent Koscielny i Arsenal dhe David Luiz.

Raporton: Telesport.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*