“Guardiola ishte me fat, trashëgoi një skuadër fitimtarësh te Barcelona”

Pep Guardiola ishte me fat që trashëgoi një ekip si ai i Barcelonës, të përbërë nga lojtarë me etikë fituese. Kështu shprehet ish-mesfushori, Deco. Ish-lojtari portugez ka luajtur për katalanasit në mes të viteve 2004 dhe 2008, një periudhë transformimi në fatin e klubit të udhëhequr nga trajneri Frank Rijkaard, i cili e pa Barçën të kthehej në formën e titullit në fund të viteve ’90.

Barcelona fitoi tituj të njëpasnjëshëm në La Liga, midis viteve 2004 dhe 2006, si dhe trofeun e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 1992. Dhe Deco beson se kjo hodhi bazat për sukseset e mahnitshme të mandatit të Guardiolës si trajner.

Duke folur për gazetën “Sport”, Deco tha: “Mbaj mend se, kur arrita në Barcelonë, njerëzit ishin të çmendur për të fituar një titull, edhe nëse ishte Kupa e Mbretit. Ne kemi arritur ta ndryshojmë këtë prirje dhe pastaj klubi pati aftësinë që të vazhdojë të fitojë.

Nëse jo, sot ne do të flasim për Champions-in e Parisit, pasi katalanasit dikur flisnin për “Wembley ’92”. Pas nesh, klubi kishte fat. Në realitet nuk ishte fat, por punë, për të kombinuar tri gjëra: një trajner i ri me ide të reja, lojtari më i mirë në histori dhe gjenerata më e mirë e futbollit spanjoll, e lindur pikërisht te Barça.

Barcelona sot është shumë ndryshe nga pesëmbëdhjetë vjet më parë. Sot, skuadra është mësuar të fitojë. La Liga nuk ka më të njëjtin sens si më parë. Tani, nëse fiton La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, është mirë, por nuk është e përsosur. Dhe kjo është merita e këtij brezi; e përbërë nga Messi, Xavi, Iniesta, Busquets, Pique dhe kompani”.

Raporton: Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Këta janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në botë – Mbappe sundon…lista e plotë

Observatori i Futbollit (CIES) ka bërë sot publik vlerësimin e fundit për vlerën e transferimeve të lojtarëve. Lojtari më i shtrenjtë këtë herë është ylli francez i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe. Ai vazhdon të shkëlqejë, ndonëse ka një moshë relativisht të re dhe nuk ka mbushur ende 20 vjeç dhe vlerësohet 126 milionë euro. […]

Dhjetë mbrojtësit anësorë më të vlefshëm në botë, Hysaj i shtati

Observatori i Futbollit ‘Cies’ ka bërë sot (e hënë) zbulimin e lojtarëve më të vlefshëm në botë, ndër ta edhe mbrojtësit anësor. Cies ka bërë zbulimin e përmuajshëm të vlerës së transferimeve të lojtarëve. Ky observator ka zbuluar më të shtrenjtët e çdo roli apo pozite, ndër ta edhe mbrojtësit anësor. Në këtë listë është […]