Ibrahimovic: “Premier League e mbivlerësuar, por jam krenar vetëm për një gjë…

Prej disa vitesh, Premier League konsiderohet si kampionati më i fortë në botë. Por Zlatan Ibrahimovic ka diçka për të saktësuar: “Premier League më ka pëlqyer, e gjeta shumë stimuluese dhe eksituese. Edhe pse nga kënvështrimi cilësor, i cilësisë individuale, i teknikës, është disi i mbivlerësuar”. Deklaratë e fortë kjo e suedezit në një intervistë të dhënë për “Four Four Two”.

“Por ritmet janë të larta. Edhe pse je më i miri, nëse nuk ruan atë ritëm, nuk mund të kesh sukses. Futbolli anglez pati fatin që unë nuk shkova të luaj aty 10 vite më parë. Sepse nëse kam bërë atë që bëra në moshën 35-vjeçare, imagjinoni sikur të kisha qenë aty në moshën 25-vjeçare… Me dhjetë vite më pak do të kishte qenë një histori tjetër. Thonin se shkova atje në karrige për invalid, ndërkohë që në përfundim ishte gjithçka e kundërt. Jam shumë krenar që shkova te Manchester United, ishte klubi i duhur. Do të ndihem gjithmonë i lidhur me tifozët e United”, deklaroi Ibrahimovic.

Raporton: Telesport.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*