Milan e dëshiron me çdo kusht yllin e Man United

Milan është duke konsideruar një transferim për mbrojtësin e Manchester United Eric Bailly në merkaton e janarit.

Kuqezinjtë kanë humbur Mattia Caldara për shkak të një tërheqjeje muskulore, dhe ai nuk do të rikthehet deri në shkurt.

Por Bailly nuk është lojtari i vetëm që po konsiderohet nga drejtuesit e Milan, pasi ata janë interesuar edhe për Rodrigo Caio dhe Thiago Silva.

Për Bailly, do të varet se sa shumë do të kërkojë United për lojtarin.

Qendërmbrojtësi është kritikuar publikisht nga trajneri Jose Mourinho këtë sezon, dhe bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë nisur akoma.

Teksa Bailly është i lumtur në Old Trafford, ai ka humbur vetëbesimin dhe si pasojë vendin e titullarit.

Shitja e tij do të rriste fondet për një blerje të një mbrojtësi tjetër, një dëshirë e madhe e Mourinho-s.

Raporton: Telesport.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*