Morata: Në futboll, koka është gjëja më e rëndësishme

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, thotë se ka përdorur shumë justifikime gjatë një periudhe të keqe në jetën e tij, sezonin e kaluar, por tani është shumë i lumtur me situatën që po kalon. Pasi u transferua për 55 milionë paund nga Real Madridi në “Stamford Bridge”, Morata e filloi me forcë, por vuajti në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

“Në futboll, gjendja fizike vlen shumë, por koka është gjëja më e rëndësishme, – tha Morata, pas ndeshjes kundër Crystal Palace, të dielën. – Nëse nuk ke kokën, nëse mentaliteti nuk është i mirë, atëherë ke probleme. Kam pasur një periudhë, ku për gjithçka, edhe nëse binte shi, isha i zemëruar. Vuaja, sepse fusha ishte shumë e lagësht. Por, në të vërtetë, këto ishin vetëm justifikime. Në fakt, unë nuk isha mirë.

Gjithkush mund të ketë një periudhë të keqe në jetën e tij, por ne jemi të njohur, gjykohemi për shumë gjëra. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se nuk jemi njerëzorë, pa ndjenja, pa probleme. Gjëja më e rëndësishme është të gjejmë ekuilibrin e duhur. Tani jam shumë i lumtur, jam mirë.

Në muajin e fundit të sezonit të kaluar isha shumë poshtë, por nuk mund të qëndroja aty. Kur prek kufirin e ulët, e vetmja gjë që mund të bëni është të ringriheni, të riktheheni. Në fund të sezonit, nëse duam të luftojmë për Premier League, duhet të shënoj shumë gola. Eden Hazard ka për të shënuar shumë gola, si sulmuesit e tjerë, Willian, Pedro, Ross Barkley.

Premier League ka sulmuesit më të mirë. Këtu kam parasysh Hazard, Sadio Mane, Roberto Firmino, Sergio Aguero, Harry Kane etj. Nuk kam nevojë të mendoj për golin më shumë se lojtarët e tjerë”.

Raporton: Telesport.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*