Ylli i United: Kur humbasim, fshihemi pas Mourinhos

Fitorja e së shtunës ndaj Bournemouth ka shërbyer për të hequr gjendjen e ankthit në “Old Trafford”.

Në 11 ndeshje të luajtura në Premier League, Manchester United renditet në vendin e 7 me 20 pikë në total, 9 pikë larg nga vendi i parë. Jose Mourinho ka qenë në qendër të kritikëve, por mesfushori Nemanja Matić i ka dalë në mbrojtje trajnerit të tij, përpara ndeshjes me Juventus në Champions League.

Sipas tij, tekniku 55-vjeçar është një trajner shumë i zoti për të drejtuar një skuadër në kampionatin Anglez, që vlerësohet si ndër më të fortët në Europë.

“Ai është një njeri i madh, është krejtësisht tjetër jashtë punës dhe fushës. Ka shumë presion pasi të gjithë presin që ai vetëm të fitojë. Kur nuk fitojmë, vëmendja është tek ai, të shohin sesi do reagojë. Kur nuk fitojmë ne fshihemi pas tij. Kur humb, si çdo trajner, dëshiron që të bëjmë më mirë, përpiqet të gjejë një mënyrë për të fituar sa më shpejt të jetë e mundur. Një gjë është e sigurt me ardhjen e tij në Angli, kampionati ka ndryshuar shumë. Premier League është bërë më interesante me të”, u shpreh 30-vjeçari për Sky Sports.

Pas ndeshjes në Torino, skuadra e Mourinhos do të kthejë vëmendjen në përballjen e madhe vendase kundër Manchester City-t të dielën. Matic ngul këmbë se ekipi po bën gjithçka që të rikthehet tek fitoret në këtë periudhë të ndërlikuar.

Raporton: Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

United zgjedh problemin e mbrojtjes, në janar transferon yllin e Juventus

Unitedi e do Benatian në janar Manchester Unitedi ka etiketuar mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia si përforcimin e mundshëm të tyre. Djajtë e Kuq nuk e kanë nisur mirë sezonin e tyre në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Një nga arsyet më të mëdha për fillimin e tmerrshëm të Manchester Unitedit në këtë sezon […]

Ibrahimovic: “Premier League e mbivlerësuar, por jam krenar vetëm për një gjë…

Prej disa vitesh, Premier League konsiderohet si kampionati më i fortë në botë. Por Zlatan Ibrahimovic ka diçka për të saktësuar: “Premier League më ka pëlqyer, e gjeta shumë stimuluese dhe eksituese. Edhe pse nga kënvështrimi cilësor, i cilësisë individuale, i teknikës, është disi i mbivlerësuar”. Deklaratë e fortë kjo e suedezit në një intervistë […]